×
  • Lajme
  • Rajon / 250 mijë euro investim

    Hapet një shkollë shqipe në Rozhajë, e vetmja e këtij lloji

    Reporteri
    13 Shtator 2023 | 19:47

    Në Rozhajë sot është promovuar një shkollë shqipe, e vetmja e këtij lloji.

    Kështu ka njoftuar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Hapja e kësaj shkolle, ku mësimet do të zhvillohen në shqip, sipas Abazoviqit, promovon gjithëpërfshirjen.

    “Vazhdojmë të investojmë në arsim në të gjithë vendin – një shkollë e re është hapur në Rozhaje! Sot është hapur një shkollë e re fillore në Dacici të Rozhajës. Është e vetmja shkollë në Rozhaje ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Ecim përpara, duke promovuar gjithëpërfshirjen”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Jemi në rrugën e drejtë”, shkruan tutje ai, teksa ka bashkangjitur edhe një flamur të BE-së duke sugjeruar se Mali i Zi po punon drejt anëtarësimit.

    Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e kryeministrit të Malit të Zi ku ka bërë për inaugurimin e shkollës në Rozhajë.

    “Nga sot fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të shkollohen në gjuhën shqipe në shkollën e sapo inauguruar nga miku im Dritani, më i miri ynë”, shkruan Rama. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!