Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur publikimit të fundit nga ana e Bashkimit Evropian se ka pasë një propozim dje në tavolinën negociuese në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel.

Bislimi këmbëngul që as BE si lehtësuese e as Serbia si palë nuk paraqitën asgjë përveç se “akomoduan kërkesën e Serbisë” për t’u fokusuar në themelimin e Asociacionit.

“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi.

Reklamë

Publikohet propozimi i Kurtit, kërkoi nga Borrelli që ta prezantojë Marrëveshjen Bazike Kosovë-Serbi në Këshillin e Sigurimit

Në reagim të deklaratës së kryeministrit Kurti dje, nga Bashkimi Evropian sot ka thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli zyrtar.

BE-ja mohon se propozimi i Kurtit ishte i vetmi në tavolinë

Reklamë

Ndërkohë, sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Evropian. Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetmenaxhimit të serbëve të Kosovës, ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.

Reagimi i plotë: