“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për kë do të votonit?”, është pyetja e sondazhit online të hapur mbrëmë në faqen në Facebook të gazetës online Reporteri.net, të cilit tashmë i janë përgjigjur me votën e tyre rreth 4000 ndjekës.
Sondazhi online përshfaqë mobilizim të jashtëzakonshëm të aktivistëve të LVV’së për t’i dhënë një “votë” partisë së tyre. LVV e Albin Kurtit në këto momente numëron 61% të votave që janë dhënë në këtë “poll” në Facebook.
Pas tyre radhitet PDK’ja e Memli Krasniqit me 25%, pasuar nga LDK-ja e Lumir Abdixhikut e cila del 11%.
Sipas sondazhit online, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, AAK-ja e Ramush Haradinajt do të dilte me 2%. Veç një përqind më shumë sesa ata që kanë zgjedhur opsionin “Tjetër”, dhe kanë treguar në komente për mbështetjen e tyre.
VËMENDJE: Pjesëmarrës/votues në këtë sondazh online janë ‘users’ të regjistruar në Facebook dhe që ndjekin faqen “Reporteri” në Facebook. Vërtetësia e tyre mbetet e paverifikuar, sikurse edhe sondazhi online dhe rezultatet e tij nuk pretendojnë se janë kredibile dhe as se janë të zhvilluara sipas formulave dhe teknikave shkencore të matjeve të opinionit publik/sondazheve.


