×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzimi i pushtetit për t’u përgjigjur në pyetjet parlamentare, Musliu: Kjo është diktaturë, s’do ta lejojmë

    Reporteri
    06 Tetor 2023 | 12:47

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shpërthyer në kritika ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti de kabinetit qeveritar që të mos përgjigjen në asnjë nga pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, derisa ata t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

    Musliu tha se kjo është një përpjekje për ta instaluar diktuarën në Kuvendin e Kosovës.

    “Me ardhë Qeveria e me na qit kushte në Parlament deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qet t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë ajo.

    Edhe shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti të përgjigjet ndaj pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh.

    Gashi tha se në seancat e radhës do të marrin pjesë.

    “Sot për herë të par në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë”.

    Komandanti i KFOR-it paralajmëron përforcime shtesë: Palët duhet t’i kthejmë në negociata sa më parë
    “Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën”, u shpreh Gashi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

    Kurti në seancë tha se për shkak që nuk votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, asnjë nga deputetët që bëjnë pyetje, nuk do të kenë përgjigjen e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë i kam të përgatitura. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet e jemi kolegë të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit shtetëror. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh e më përpikëri në pyetjet parlamentare. Rrjedhimisht atëherë kur do të jeni deputete e Kuvendit të Kosovës, vetëm atëherë unë do të përgjigjem në pyetje parlamentare”, është shprehur Kurti në Kuvend. /Reporteri.net/

    Kurti në Kuvend refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës që s’i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!