×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca parlamentare

    Hoti: Sot në Kuvendin e Kosovës u cenua rendi kushtetues, Kurti shantazhoi deputetët

    Reporteri
    06 Tetor 2023 | 18:31
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Kryeministri Albin Kurti e cenoi rendin kushtetues të Kosovës kur refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve joparlamentarë. Në seancën e sotme, Kurti tha se nuk do u përgjigjet deputetëve pasi ata s’po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

    Sipas Hotit, ky lloj kushtëzimi është shantazhim dhe përbën “diktaturë hibride në sisteme demokratike”, shkruan Reporteri.net.

    Ndonëse një pjesë e opozitës po refuzojnë votimin e marrëveshjeve në fjalë, Hoti ka thënë se kjo nuk i jep të drejtë kryeministrit të veprojë ashtu siç bëri sot.

    “Fatkeqësisht, ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve. Ky lloj shntazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike. Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentate”, ka shkruar Hoti.

    Një pjesë të fajit, deputeti i LDK-së ia la edhe Kryekuvendarit Glauk Konjufca që s’ishte prezent në Kuvend për ta kryer punën e tij.

    “Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentatre”, shkroi tutje ai. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues i Kosovës: kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, duke i kushtëzuar deputetët me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët. Përgjegjësinë politike e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë. Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar.

    Fatkeqësisht, ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve. Ky lloj shntazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike.

    Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentate.

    Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentatre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!