Ka përfunduar takimi i nisur rreth orës 14:00 i kryeministrit Kurti me liderët e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa pritet të pasojë takimi i tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kryeministri është parë duke u larguar nga ndërtesa në Bruksel ku u zhvillua takimi, teksa nuk është prononcuar për media.
Kurti zhvilloi takime me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Në takime po marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të cilët do të informojnë edhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për situatën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve në Bruksel ka folur rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm.
Lajçak ka thënë se ka pritshmëri të larta nga takimet.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak, Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes, u shpreh ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.