Menaxhmeti i Trepçës ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga vetë Jonuzi i cili e cilësoi një vendim të tillë anti-ligjor.
“Është i vërtetë suspendimi nga puna. Arsyetimi ka qenë se unë jam organizatori i kësaj greve, por jemi vetëm ndërmjetësues mes bordit dhe punëtorëve. Është një vendim anti-ligjor që nuk i shërben demokracisë”, tha shkurtimisht Jonuzi për Reporteri.net.
Dje, menaxhmeti i Trepçës publikoi pamje të punëtorve, ku sipas tyre shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës.
Sot është dita e shtatë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim./Reporteri.net/
Minatorët hyjnë në ditën e shtatë të grevës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.