Sot në Kompleksin Memorial në fshatin Sopot, ku në masakrën e vitit 1944 humbën jetën 64 shqiptarë të këtij fshati, Ali Ahmeti tha se kufijtë me Shqipërinë dhe Kosovën do të bien dhe bashkimi do të jetë në Evropë bashkë me popujt e tjerë.
Ai theksoi se shqiptarët nuk i kanë borxh askujt të mbeten të strukur dhe të izoluar.
“Ne kufijtë do t’i heqim siç i ka hequr Evropa. Sepse borxh kërrikujt nuk i kemi, që ne të rrimë të izoluar dhe të strukur. Ne të ardhmen e kemi në Evropë. Shqiptarët i heqin kufijtë me anëtarësimin e tyre në Evropë, ashtu siç jemi ne NATO bashkë me Shqipërinë dhe nesër me Kosovën. Për mua nuk është arritje e madhe se do të bëhet kufiri një kahesh, për mua arritja më e madhe është kufijtë të hiqen, sepse rënia e kufijve është ardhmëria e popujve dhe liria e popujve.”- tha Ahmeti./Tetova sot/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.