Safet Gërxhaliu, njohësi i ekonomisë, lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2024 tha se nuk pritet diçka më tepër dhe në anën tjetër nuk ka arsye për ndonjë eufori për ndonjë rritje historike të buxhetit, sepse, sipas tij ka rritje të inflacionit.
“Ajo që duhet të thuhet për këtë buxhet është një buxhet i cili nuk garanton një zhvillim ekonomik. Është një buxhet me një dominancë të politikës sociale e të sigurisë”, deklaroi Gërxhaliu për televizionin publik.
Ai për më tepër buxhetin e Kosovës e krahasoi me “një qytet të vendeve evropiane me 260 mijë banorë”.
Gërxhaliu, më tutje tha se trendet ekonomike janë shqetësuese, përkundër parametrave pozitivë, por që sipas tij, me një dialog produktiv mes pushteti e opozitës, mes sektorëve publik edhe atij privat, etj., kjo mund të tejkalohet, gjë i cili, sipas tij ka munguar deri më tani.
Rritja e të hyrave, sipas Gërxhaliut është kuantitative, por substanca është në nivelin më të ulët.
“Përkundër rritjeve të të hyrave, kemi rritje të varfërisë për 26 mijë qytetarë të rinj, duke arritur numri në total me 283835 qytetarë që për kokë banori marrin më pak se 1.45 euro brenda ditës”, deklaroi Gërxhaliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.