×
  • Lajme
  • Lajme / Grabitja e armatosur

    Prokuroria konfirmon se vlera e arit të vjedhur në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro

    Reporteri
    22 Nëntor 2023 | 18:54

    Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro.

    Prokurorja Gashi deklaroi për Express se nga kjo ngjarje dy policë kanë mbetur të lënduar.

    Gjithashtu ajo theksoi se prokurori nga Prokuroria e Prizrenit ndodhet në vendin e ngjarjes.

    Grabitja e armatosur në Suharekë, një polic i plagosur e një tjetër i lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit

    Një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore nga grabitja e armatosur pasditen e së mërkurës në Suharekë.

    Kjo u konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Vetëm një polic është i plagosur, tjetri ka marrë lëndime të lehta trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!