Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”, ka fituar edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan Reporteri.net.
Kënga “Çmendur” është kompozuar nga vet Mali, i cili njashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.
Mal Retkoceri i cili me profesion është arkitekt, në publikun shqiptar është i njohur gjegjësisht edhe si djali i këngëtares së njohur popullore, Violetë Kukaj.
Kjo është pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë.
Kujtojmë se më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.
Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.