×
  • Show Time
  • Show Time

    Statuja e gjigante e Shakirës zbulohet në qytetin e saj të lindjes

    Reporteri
    28 Dhjetor 2023 | 14:29

    Kolumbianët e kanë përjetësuar këngëtarën e famshme Shakira në një bust gjigant. Statuja e bronztë është zbuluar të martën në qytetin e sja të lindjes në Barranquilla.

    Bronzi raportohet të jetë 6.5 metra i gjatë dhe e portretizon Shakirën në këmbë duke vallëzuar, pjesë kjo e ndarë nga hiti i saj “Hips Don’t Lie”.

    Shakira e ka shpërndarë statujën e saj edhe në Instagram.

    “Jam shumë i emocionuar për këtë nderim për gruan kolumbiane në Barranquilleras”, ka shkruar Shakira.

    Në zbulimin e kësaj statuje të martën në Kolumbi aty ishin edhe prindërit e Shakirës, raportuan mediat e huaja.

    Me këtë rast Shakira ka falënderuar skulptorin, Yino Márquez, dhe studentët e tij për “talentin e jashtëzakonshëm artistik” që kishin demonstruar duke krijuar bronzin.

    Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime Latin Grammy , një prej tyre me artistin tjetër kolumbian Karol G.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Shakira (@shakira)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!