×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë, publiku shpërthen në duartrokitje

    Reporteri
    03 Janar 2024 | 7:40

    Ramë Lahaj vazhdon të jetë njëri prej tenorëve më të suksesshëm shqiptar, ku ai vazhdon udhëtimet dhe turnetë nëpër botë.

    I fundit koncert i tij ishte në fillim të këtij viti ku ai këndoi në Itali dhe interpretimi i tij u prit mjaft mirë nga të pranishmit në sallë.

    “Bishtalecat palë palë”, një interpretim operistik i veprës artistike të Luçie Miloti.

    “Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkester në tjetrën”, ka shkruar Lahaj në facebook.

    “Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!