×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi u pagua mbi 10 mijë euro në natën e Vitit të Ri, publikon kuponin fiskal

    Reporteri
    03 Janar 2024 | 14:25

    Këngëtari Labinot Tahiri, ka treguar se në natën e Vitit të Ri është paguar hiç më pak se 10.500 euro.

    Këngëtari ka publikuar kuponin tatimor, me të cilin ka dëshmuar se i paguan edhe tatime ATK-së.“Ky kupon është lëshuar vetëm për natën e vitit te ri e pa dyshim se ATK-ja, e di sesa deklaroj.

    Mësuesit e doktorët, policët e ushtarët duhet të paguhen dyqysh”, ka shkruar këngëtari Labinot Tahiri.

    Shkrimi i plotë:

    Përshëndetje!

    E rendesishme për disa që më shumë e dojnë partinë se sa shtetin..!E keni një kupon fiskal të natës së vitit të ri!!Kur mundohen do të më mesojnë mua se a paguaj tatime, mos të lodhen; sepse e di rendesinë e tatimit shumë moti!Kur ne shembull, ia paguajm gjermanit e zviceranit tatimin, qysh menduat; mos me ia pagu Kosoves a?

    A menduat që e lejojë vetën që një gurbetqar me shumë mund ti ndihmojë atdheut e unë këtu me ndejt këmbë mbi kembë a?Joooooooo bablok , se unë i paguaj shtetit tatim që nga viti2005 para se me u bë Pavaresia e Kosoves!Pra, kur të flisni me mua ju disa që me shkruani komente negative pershkak qe jeni kunder meje veq hajt ta demtojmë , ju nuk e keni atë shance mem demtu sepse shtetin tim, qytetin e atdheun e dua më shumë se sa familjen time. Adem Jashari i ka dhan 60 antarë për kërë Kosovë e unë shembull personalisht mos me ia pagu tatimin shtetit, i bie që ateherë qenkam anti Kosovë e anti ketij shteti, e po ashtu kot i rrej femijet se Kosova është e shenjtë..!Ju e dini mirë se sa dhuroj për vendin, sa dhuroj për rastet e semundjeve, për ushtrinë dhe për shumë çka….!

    Shteti mbi te gjjitha e pastaj ne!Ky kupon është leshuar vetëm për natën e vitit te ri e pa dyshim se Atk- ja e di sesa deklaroj.Mesuesit e doktorët, policët e ushtarët duhet të paguhen dyqysh.Ju dua dej n’Kijamet,Labi Kosovë e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!