×
  • Show Time
  • Show Time

    Kaloi natën e Vitit të Ri në spital bashkë me djalin, reagon Arbana

    Reporteri
    03 Janar 2024 | 17:12

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka reaguar 3 ditë pasi përfundoi në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore që pati djali i saj, Dielli.

    Ajo ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku falenderon të gjithë për mbështetjen për situatën e vështirë që kaloi.

    Më tej, Arbana tregon se tashmë janë larguar nga spitali dhe ndodhen të sigurt në shtëpi.

    Postimi:

    “Jemi të sigurt dhe jemi në shtëpi. Faleminderit për të gjitha fjalët dhe lutjet tuaja të mira. Ju dua të gjithë”, shkruan Arbana ku shihet teksa përqafon me djalin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!