Tiktokeri nga Shqipëria, Kozak ka kërkuar publikisht falje pasi ofendoi rëndë komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.
Ai në një lidhje direkte, me buzë në vaj, ka kërkuar falje duke u arsyetuar se natën kur ka thënë ofendimin ka qenë i pirë.
Tutje, Kozak ka premtuar se do ta bëjë emrin e Adem Jasharit tatuazh në trup.
“Ju kërkoj ndjesë. Jam betu për kokë të djalit që e kam bërë pa dashje. Kam pirë 6 shishe me verë. Ju premtoj se do ta bëjë emrin e Adem Jasharit tato dhe emrin UÇK”, tha ai.
I njëjti në një lidhje direkt në rrjetin social “Tik-Tok” është dëgjuar duke e kënduar këngën kushtuar heroit, dhe në vend se të thoshte Adem thoshte Azem.
Ai është korrigjuar nga komentuesit, dhe si rrjedhojë ka përfunduar duke ofenduar rëndë.
“Çohu Azem…Nuk ka problem Azem Adem njësoj është. Si Azem si Adem një m*ut je”, dëgjohet duke thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.