Presidenti amerikan Donald Trump ka demantuar se ka propozuar përdorimin e armëve nukleare për shkatërrimin e uraganeve para se ata të arrijnë deri në Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur këto pretendime “qesharake”.
Sipas burimit anonim, pjesëmarrësit pas këtij takimi kanë dalë të hutuar.
Presidenti Trump e ka demantuar këtë informatë dhe në Twitter e ka quajtur “lajm të rremë”.
“Tregimi i Axiosit për atë se presidenti ka dashur t’i shpartallojë uraganet me armë bërthamore është qesharak. Kurrë nuk kam thënë diçka të tillë. Ky është vetëm edhe një lajm i rremë”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter.
Idenë e kanë hedhur poshtë shkencëtarët amerikan duke theksuar se kjo do të ishte “shkatërruese”.
Ideja mbi bombardimin e uraganeve ekziston qysh prej vitit 1950 kur e ka propozuar një shkencëtarë qeveritar.
Në Agjencinë Kombëtare për Hulumtim të Oqeaneve dhe Atmosferës thonë se kjo ide shpesh propozohet gjatë sezonit të uraganeve e cila në Atlantik zgjatë prej 1 qershori deri në fund të nëntorit.
Kulmi i sezonit është në shtator kur temperatura e detit është më e lartë.