Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II, ka aprovuar kërkesën e Qeverisë britaneze për të pezulluar punën e Parlamentit britanik në mes të një krize për “Brexit” e cila vazhdimisht po rritet.
Për këtë çështje ka folur të mërkurën kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për t’i kërkuar që të pezullojë punën e Parlamentit për një periudhë 1 mujore, shkruan AP, trasnmeton Express.
Ndërkohë një gjë e tillë po kritikohet ashpër nga opozita britanike, pasi sipas tyre Johnoson po tenton të kufizojë mundësitë e Parlamentit për të bllokuar idenë e një Brexit-i pa marrëveshje.
Sipas vendimit të Mbretëreshës, nuk do të ketë sesione parlamentare përgjatë shtatorit. Një e tillë pritet të mbahet nga mesi i tetorit, pasi që data 31 tetor është caktuar edhe si datë për Brexit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.