Vullkani i dytë në më pak se dy muaj Vullkani “Stromboli” i Italisë në brigjet e Siçilisë shpërtheu përsëri të mërkurën, për herë të dytë një tym u ndez në ajër në më pak se dy muaj.
Një shpërthim i “intensitetit të lartë” u regjistrua të mërkurën herët nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Ekspertet japin alarmin e një tsunami. Nuk ka ndonjë raport të menjëhershme të dëmeve, por autoritetet lokale po kërkojnë nga ata që janë në ishull të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë në vende të sigurta për të mos ardhur në kontakt me hirin vullkanik, transmeton rtv21.tv.
Shpërthimi i së mërkurës ishte më i fortë se ai në korrik që vrau një turist. Materiali i shkrirë nga vullkani nga ai shpërthim ndezi një seri zjarresh. Italia ka tre vullkane kryesore aktive: Etna në Siçili, Vesuvius afër Napolit dhe Stromboli, i cili ndan emrin e ishullit të vogël Siçilian. Stromboli është një nga vullkanet më aktive në planet, dhe pothuajse ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1932.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.