×
  • Extra
  • Extra

    Turistët amerikanë nuk e njohin, e pyesin nëse ndonjëherë e ka takuar monarken

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 9:28

    Një grup turistësh amerikanë hasën në mbretëreshën, ndërsa ajo shëtiste në rezidencën e saj skoceze Balmoral – dhe nuk e njohën atë.


    Grupi amerikan filloi të bisedonte me 93-vjeçaren, e cila mbante në kokë një shami dhe e pyeti nëse jetonte aty afër.

    Sipas njërit prej ish-oficerëve të saj mbrojtës, grupi nuk e kishte idenë se më kë po flisnin dhe madje e pyetën nëse e kishin takuar ndonjëherë mbretëreshën.

    Richard Griffin, i cili ka qenë përgjegjës për sigurinë e mbretëreshës për më shumë se 30 vjet, i tha “The Times” se monarkja me shaka u përgjigj duke thënë: “Jo, por ky polici e ka parë”.

    Mbretëreshës i pëlqen të jetojë si në njeri i thjeshtë kur ndodhet në rezidencën e saj Balmoral, të cilën viziton çdo verë. Prona 50 mijë hektarë është pronë e familjes mbretërore që nga viti 1852. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!