Bodybuilderi britanik Grimsby Max Bernet, është hakmarrë ndaj hajdutit i cili e ka plaçkitur atë duke postuar foto të tij në mediat sociale, ndërsa shihet i shtrirë në beton dhe i mbuluar në gjak.
Bernet deklaron se burri e ka plaçkitur dy herë para se t’ia tregonte vendin.
Fotografitë dramatike që vërshuan rrjetet sociale tregojnë hajdutin e shtrirë në trotuar pa këpucë, dhe i mbuluar në gjak, transmeton Reporteri.net.
“Asnjëherë mos e sfidoni fatin dy herë” shkroi Max përbri fotografive duke siguruar përdoruesit në Instagram dhe Twitter se ai nuk ishte rrahur, por thjesht hajduti pësoi një aksident duke u rrëzuar nga biçikleta e tij.
“Kur njoftova dy javë më parë se dikush kishte vjedhur makinën time, sot ai u kthye dhe më grabiti përsëri. Por unë e kapa kur u përpoq të merrte paratë”, shtoi bodybuilderi.
Derisa një fotografi shihet hajduti i përgjakur, një tjetër foto e postuar nga mediat sociale tregon makinën e thyer.
Ai gjithashtu publikoi edhe shiringë për të cilën pretendon se ra nga xhepi i grabitësit kur u rrëzua nga biçikleta./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.