Akterë të partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i janë mësyrë shiritit të kuq përgjatë një aktiviteti partiak. Mbrapa e kanë lënë kryeministrin e qeverisë teknike, Talat Xhaferi, i cili është njëherësh edhe pjesë e strukturave të larta të partisë.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, teksa nuk është bërë i ditur se në çfarë eventi partiak ka ndodhur ky veprim.
Në fotografi përpara Xhaferit shihen Ali Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë të BDI’së duke ia zënë rrugën kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut.
Në shkrimet e faqes zyrtare të BDI’së, aktivitetet e fundit janë hapjet e shtabeve zgjedhore nëpër komuna të ndryshme atje.
BDI’ja në përballje me koalicionin opozitar VLEN, ka themeluar një koalicion po ashtu. Ky koalicion quhet ‘Fronti Evropian’ i përbërë nga BDI, PDSH, LP dhe PDE.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.