Një burrë i veshur me rroba të një astronauti, ka habitur të gjithë kur u shfaq në një rrugë me gurë që në shikim të parë ngjante vërtetë me ambientin e astronautëve amerikanë që kishin shkuar në Hënë, por në fakt pamjet e këtij burri janë filmuar në Indi.
Pamjet janë realizuar nga artisti Baadal Nanjudasëamy nga Bengalurur në Indi, ku shfaqin burrin e veshur me rroba të bardha dhe helmetë në kokë, duke u shtirur kinse po ec në kraterin me shumë pak gravitet – kur në fakt po ecte nëpër një rrugë në Tunga Nagar, transmeton Telegrafi.
Ajo është filmuar nga lart me qëllim që të duket se vërtetë është në Hënë, megjithatë me kalimin e sekondave aty shfaqet një mini-furgon që kalon shumë pranë tij.
Videoja është shpërndarë në Twitter ku më pas kanë filluar talljet, duke pretenduar se me rrugë të tilla astronautët mund të trajnohen për një mision tjetër të suksesshëm në Hënë gjatë vitit 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.