×
  • Lajme
  • Rajon

    Nënsekretarja amerikane takohet me Vuçiqin, ia përmend Kosovën

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 15:17

    Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen, është takuar këtë të mërkurë në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

    Në njoftim thuhet se Allen ia ka përmendur Vuçiqit, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës, e cila sipas saj duhet të behet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Nënsekretarja Allen nënvizoi rëndësinë e progresit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të kundërshtuar kërcënimet ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, si agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata”, tha ajo.

    Përveç Serbinë, Ndihmëssekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike, Elizabeth M. Allen, pritet të vizitojë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Bosnjë e Hercegovinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!