Kroacia ka zgjedhur të premten qeverinë e re, të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).
Parlamenti kroat votoi për një qeveri të re me 79 vota, ndërsa një deputet abstenoi dhe 61 deputetë votuan kundër.
Pas kësaj, kryeministri dhe ministrat bënë betimin, raporton index.hr.
Votimit i parapriu një diskutim gjithë-ditor, dhjetë orë, raportojnë media kroate.
Pas betimit, Andrej Plenkoviq filloi mandatin e tretë radhazi si kryeministër.
Para kësaj, ai prezantoi në Kuvend programin katërvjeçar të qeverisë së re, i cili bazohet në një “Kroaci të suksesshme, jetike, të drejtë, të qëndrueshme dhe sovrane”.
Qeveria e re do të ketë 18 ministri dhe shtatë zëvendëskryeministra në vend të 16 sa ishin deri më tani.
Qeveria e re e Kroacisë u formua nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe Lëvizja për Atdheun (PD), me mbështetjen e disa deputetëve të partive minoritare, por pa Partinë e Pavarur Demokratike Serbe (SDSS).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.