Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar konsumatorëve e shërbimit të mbeturinave që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmaruesve Privat, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në njofitmin e bërë, thuhet se afati për pagimin e borxheve është deri më 4 qershor.
Po ashtu, njoftojnë klientët që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 24 muaj.
Njoftimi:
Për konsumatorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, njofton konsumatorët e shërbimit të mbeturinave për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat.
Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të fatures së mbeturinave është deri me dt. 04 Qershor 2024.
Prandaj, bazuar në borxhet e krijuara deri më tani, ju bëjmë thirrje gjithë klientëve që kanë borxhe ndaj kompanisë të shfrytëzojnë afatin kohor si njoftim paralajmërues për kryerje të obligimeve të tyre.
Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 24 muaj.
Ftojmë gjithë klientët e Kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 04 Qershor 2024 do të procedohen tek Përmbaruesit Privat.
Me respekt,
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë
27 Maj 2024