×
  • Sport
  • EURO 2024

    Trajneri Gianni De Biasi: Shqipëria s’ka asgjë për të humbur në Europian, gjithmonë do jem tifoz i kombëtares kuqezi

    Reporteri
    15 Qershor 2024 | 9:30

    Gianni De Biasi do mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve, pasi është trajneri i parë që kualifikoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian, EURO2016.

    Kombëtarja shqiptare rikthehet në Europian pas 8 vitesh, por tani me trajner Sylvinhon. Shqipëria ndodhet në grupin B të EURO2024, bashkë me Italinë, Kroacinë e Spanjën.

    Ish trajneri, Gianni De Biasi thotë se takimi i parë ndaj Italisë do jetë i vështirë, por kombëtarja kuqezi nuk ka asgjë për të humbur.

    “Ndeshja e parë është sigurisht e vështirë për të dyja skuadrat, besoj se Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, ndërkohë që të gjithë presin fitoren e Italisë. Kjo nuk është e dhënë”, ka deklaruar De Biasi për ‘GazetaBlic Sport’.

    Në grupin B, trajneri italian e sheh favorit Spanjën.“Grupi është vërtet shumë i vështirë, unë e shoh Spanjën si favorit, Italia dhe Kroacia janë në të njëjtin nivel, edhe pse e kam parë ndeshjen e Portugalisë me Kroacinë, dhe skuadra e Modricit më ka lënë përshtypje të mirë“, vazhdoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!