Kombëtarja shqiptare tashmë ka arritur në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku në orën 21:00 do të përballet me Italinë.
Mijëra shqiptarë ndodhen atje për ta mbështetur, e të cilët i kanë pritur me brohorima të mëdha futbollistët e kombëtares, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Italia dhe Shqipëria do të përballen në kuadër të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.
Teksa kanë mbetur më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes, atmosfera në rrugët e qytetit duket e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë ia morën valles tradicionale shqiptare, atyre iu bashkuan edhe disa tifozë italianë.