×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: E di se më nuk jam i ri, se nuk debatoj si dikur, por di si ta them të vërtetën

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 20:10

    Presidenti amerikan Joe Biden pas humbjes së debatit ndaj Donald Trumpit në CNN dhe kritikave dhe thirrjeve që të mos e vazhdojë garën për president, ka reaguar duke thënë se zgjedhjet e nëntorit e ka ndërmend t’i fitojë.

    Në një fjalim një ditë pas debatit historik presidencial, Biden e ka pranuar se ndoshta nuk mund të mos debatojë siç ka debatuar dikur, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Njerëz, mund të mos ec me lehtësi apo të flasë qartë si dikur. Mund të mos debatoj si dikur, por unë di se si ta them të vërtetën”, ka thënë Biden në këtë fjalim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!