×
  • Sport
  • EURO 2024

    Guler: Holanda është kundërshtar i vështirë, por ne duam të shkojmë në gjysmëfinale

    Reporteri
    03 Korrik 2024 | 17:10

    Arda Guler ishte vendimtar me asistimin për golin e dytë të Demirali-t në fitoren 2-1 të Turqisë ndaj Austrisë, në raundin e 1/8-ave të EURO 2024.

    Duke folur për mediet pas këtij takimi, mesfushori turk u shpreh se Holanda, kundërshtari i radhës, është shumë i vështirë, teksa shtoi se synon që të shkojnë në gjysmëfinale.

    “Merih shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova golin tim të parë në turne, por më e rëndësishmja është fitorja e ekipit. Jam shumë i lumtur që kam kontribuar. Në çerekfinale? Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë dhe duam të shkojmë në raundin tjetër”-deklaroi Guler.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!