Po afrohet ndeshja mes Francës dhe Portugalisë.
Para ndeshjes në një pres konferencë për media ka folur Kylian Mbappe, i cili shpreson se do të vazhdojnë garën më tutje në EURO2024. Por Mbappe foli edhe për yllin portugez Cristiano Ronaldo, dikur “heroi i tij”.
Mbappe para gazetarëve tha se Ronaldo është i vetëm dhe se kurrë nuk do të ketë një tjetër Cristiano Ronaldo.
“Është një nder të luaj kundër tij, të gjithë e dinë admirimin që kam për lojtarin. Ne jemi në kontakt. Ai më pyet për atë që po ndodh në jetën time dhe më jep këshilla dhe është një nder për mua, veçanërisht kur mendon për atë që ai ka bërë për botën e futbollit. Ai është i vetmi… nuk do të ketë kurrë një tjetër Cristiano Ronaldo. Ai ka formësuar futbollin. Ai frymëzon dhe ka frymëzuar breza. Ai ka shënuar gola, ka fituar kupa, CV-ja e tij flet vetë. Pra, respekt total për të, por shpresoj që nesër ai të mos jetë aq i lumtur sepse shpresoj që ne të shkojmë në gjysmëfinale”, tha më tej Mbappe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.