Njëri nga futbollistët më të talentuar në mbarë botën, Cristiano Ronaldo luajti në Kampionatin Evropian të fundit në karrierën e tij.
Ky Evropian, nuk ishte rrugëtimi që ai dëshironte, pasi në çerekfinale Portugalia u mposht nga Franca.
Ronaldo ka reaguar pas kësaj humbje, ku u shpreh se Portugalia meritonte shumë më shumë.
Ndër të tjera, futbollisti 39-vjeçar, tha se janë falënderues për të gjitha që i kanë arritur si ekip.
“Dëshironim më shumë dhe meritonim më shumë, për te, për të gjithë ju, për Portugalinë. Jemi falënderues për gjithçka që kemi dhënë dhe gjithçka që kemi arritur deri tani. Brenda dhe jashtë fushës jam i bindur që kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të rritet. Bashkë”, ka shkruar Ronaldo në Instagramin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.