Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, ka vdekur në moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të aktores përmes rrjeteve sociale.
“Pusho në paqe artiste!
Një jetë qeshëm me humorin tënd!
Sot po qajmë!”, shkroi për vdekjen e aktores gazetarja, Radije Hoxha.
E ndjera ishte e njohur për rolin e saj si ‘Nusja e Gostivarit’, me të cilin ka marrë pjesë në shumë skeqe kosovare.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.