Këngëtari i njohur Ylli Limani ka nisur sezonin e pushimeve në jug të Shqipërisë, ndonëse duket se këtë herë nuk është vetëm.
Teksa pushon në një nga resortet luksoze të jugut, ai është fotografuar krah një vajze.
Sikurse duket në foto, e cila po qarkullon kudo nëpër rrjet, një vajzë bjonde e ulur në shezllon shfaqet krah këngëtarit edhe pse të dy duken të fokusuar në telefonat e tyre.
Ende nuk dihet se cila është vajza në krah të Yllit, pasi këngëtari ka qenë gjithmonë i rezervuar, duke mos treguar për jetën e tij private./Iconstyle
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.