×
  • Show Time
  • Show Time

    Iu premtuan në Big Brother, Luiz Ejlli thotë se akoma nuk u realizuan pushimet në Maldive

    Reporteri
    09 Korrik 2024 | 8:06

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit shkodran dhe vajzën e tyre, Luna Mari.

    Çifti këtë kohë ka qenë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, duke zbuluar për publikun se si po kalojnë në Bodrum të Turqisë.

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP zbuloi se produksioni i këtij formati ende nuk ia ka dhënë pushimet në Maldive.

    ”Nuk i bëmë Maldivet, se di pse. Ata qofshin”, ka thënë këngëtari në fund të videos.

    Nuk dihet arsyeja, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit që nga mbarimi i BBVA 2.

    Në ndërkohë, në edicionin e tretë të Big Brother fituese u shpall aktorja Egla Ceno.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!