Sot me fillim nga ora 21:00 do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024.
Holanda do të takohet me Anglinë në përballjen e 15-të direkte mes këtyre dy kombëtareve.
Në pesë përballjet e fundit, “Tulipanët” kanë tri fitore përballë anglezëve, ndërsa dy herë janë ndarë baras.
Fituesi i këtij dueli do të takohet në finale me Spanjën, e cila mbrëmë e mposhti Francën me rezultat 2-1.
🇳🇱🆚🏴 A huge clash awaits in Dortmund 🤩@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/gPVQ59HeJZ
— UEFA EURO (@UEFAEURO) July 10, 2024