Sarajeva ndaloi për një minutë sot, për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë.
Në zonën e kantonit të Sarajevës sirenat kanë rënë sot në mesditë për përkujtimin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në përputhje me apelin e mëhershëm të Administratës Kantonale të Mbrojtjes Civile të Sarajevës, gjatë sirenave, qytetarët ndaluan në rrugë, ndalën automjetet e tyre dhe dolën në rrugë, duke bërë homazhe për viktimat e gjenocidit.
Në këtë ditë, më 11 korrik, 29 vjet më parë u krye gjenocidi në Srebrenicë, një nga krimet më të mëdha në historinë e njerëzimit.
Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës – Potoçari, eshtrat e 14 viktimave të gjenocidit do të varrosen sot në një funeral kolektiv.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007. Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, e mohojnë gjenocidin.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.