Aktori i njohur i Hollivudit, Cillian Murphy, ka mahnitur dhe çuditur njëkohësisht fansat me transformimin e tij të fundit, i cili nuk njihet aspak.
I gjithë ky ndryshim i aktorit vjen në sajë të filmit të tij të ardhshëm “Steve”.
Prestigjozia Mirror, bën me dije se ylli i “Peaky Blinder” është fotografuar i veshur me rroba të vjetra, një xhaketë shiu të ngritur mbi kokë dhe një kapuç të kuq. Murphy u përpoq t’u fshihej kamerave por pamja e tij transformuese tashmë po bën xhiron e rrjetit. Edhe fytyra e tij dukej komplet e transformuar, me një mjekër të gjatë, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim me pamje “baby face”.
Ai tani do të shfaqet në “Shy” të Max Porter-it, një roman që Netflix po e përshtat dhe i cili zhvillohet në mesin e viteve 1990, filmi përqendrohet në një ditë vendimtare në jetën e personazhit të yllit të Oppenheimer, Steve, mësuesit kryesor në një institucion reformash.
https://x.com/CinemaTweets1/status/1810489628820193558
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.