×
  • Show Time
  • Show Time

    “A është ai shqiptar”, Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 20:19

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”.

    Ajo ka zbuluar detaje nga karriera profesionale e jeta private, por nuk janë lënë anash as pyetjet për shqiptarët.

    Ylli botëror ka përmendur edhe këngëtaret e tjera shqiptare përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

    Gjatë bisedës, 33-vjeçarja ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve.

    Krijuesja e hitit “Anyëhere” tutje theksoi se këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.

    “Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, u shpreh ajo.

    Moderatori i programit reagoi menjëherë, gjersa i tha: “A është ai shqiptar?”.

    Biondja më pas shtoi: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”, u shpreh ajo.

    Ylli i Hollywoodit më parë ka qenë i paqartë sa i përket etnisë së tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndonëse babanë biologjik nuk e ka takuar kurrë./Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!