×
  • Sport
  • EURO 2024

    Spanja shihet si favorite për të fituar Euro 2024, por Anglia ka një “avantazh” sa herë luan në Berlin

    Reporteri
    13 Korrik 2024 | 20:00

    Futbollistët spanjollë janë favoritët për t’i sjellë kombit titullin e katërt të Kampionit Europian dhe në rrugën e tyre qëndron një skuadër e etur për sukses – Anglia, një skuadër që nuk e ka fituar kurrë trofeun.

    “Tre Luanët” nuk kanë pasur sukses që nga viti 1966, kur u shpallën kampion bote, dhe para finales së nesërme, tradita është në favor të tyre, sepse nuk janë mposhtur asnjëherë kur kanë luajtur në Berlin.

    Stadiumi Olimpik është skena e duelit për kupën dhe “tre luanët” deri më tani kanë qenë gjashtë herë mysafirë në Berlin.

    Çdo herë, natyrisht, ata u takuan me Gjermaninë dhe kanë një rekord prej katër fitoresh dhe dy barazime.

    Dueli i parë mes gjermanëve dhe anglezëve është luajtur në vitin 1930 dhe ka qenë 3-3, ndërsa tetë vjet më vonë mysafirët kanë festuar edhe 6-3.

    Ndeshja e tretë në Berlin u prit deri në vitin 1956. Dhe atëherë Anglia fitoi 3-1.

    Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë nuk pati gola, dhe në këtë shekull Anglia ka dy triumfe, 2-1 (2008) dhe 3-2 tetë vjet më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!