×
  • Show Time
  • Show Time

    Kate Middleton bën daljen e dytë publike, pas diagnostikimit me kancer

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 17:28

    Princesha Kate Middelton sot ka marrë pjesë në një nga ngjarjet e saj të preferuara të verës: Wimbledon.

    Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William. Pas mbylljes së ndeshjes ajo do t’i dorëzojë trofeun fituesit.

    Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj, princeshë Charlotte dhe motra Pippa Middleton. Kjo është hera e dytë që Kate shfaqet në publik ndërkohë që po trajtohet nga kanceri.

    Kensington Palace njoftoi dje se Princesha e Uellsit do të shfaqet në finalen e cila zhvillohet nga ora 15:00 dhe do të dorëzojë trofeun e fituesit.

    Në finale po luajnë Novak Gjokoviç (37) dhe spanjolli 21-vjeçar Carlos Alcaraz, i cili e mundi tenistin serb në finalen e Wimbledonit vitin e kaluar. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!