×
  • Show Time
  • Show Time

    Lutfi Haziri i lumtur me dhëndrrin e ri: Po na rritet familja

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 14:54

    Politikani i njohur, Lutfi Haziri së fundmi ka folur për gjithë karrierën e tij politike e po ashtu edhe për jetën private e lidhjen me fëmijët.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin Mozzik.

    Haziri fillimisht zbulon se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në muajin shtator.

    “Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën. Ka qenë ajo thyerja më e madhe, ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë”, u shpreh ai në RTV Dukagjini.

    Ai, shtoi: “Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.

    Lotina dhe Mozzik po shijojnë prej muajsh romancën në publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!