Filmi :The Descendants: The Rise of Red”, në të cilin shkëlqen këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka thyer rekordin e shikueshmërisë brenda tre ditëve të transmetimit.
Filmi tani është premiera më e shikuar ndonjëherë, ka shkruar Disney.
Filmi në të cilin luan Rita Ora ka arritur 6.7 milionë shikime në tre ditët e para të debutimit, duke lënë prapa filmin “Taylor Swift: The Eras Tour”, arriti 4.6 milionë shikime brenda tre ditësh.
Sipas Disneyt, filmi ka gjeneruar shikime më shumë se filmat në platformat e tjera.
Ndërkaq kënga “The Descendants: The Rise of Red” ka gjeneruar 26 milionë transmetime nëpër të gjitha platformat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.