×
  • Lajme
  • Rajon

    Vritet një polic në Serbi, e një tjetër plagoset rëndë – policia në kërkim të autorit

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 8:16
    Foto: Tanjug

    Të shtëna me armë ka pasur ndaj oficerëve të policisë në Serbi. Një polic është vrarë, një tjetër është plagosur rëndë, ka konfirmuar ministri serb, Ivica Daçiq.

    Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë, rreth orës 00:55 në Loznicë.

    Gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipnicki Sor, policët kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

    Gjatë daljes nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur një nga policët në gjoks, ndërsa tjetrin në shpatull.

    Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes raportojnë mediat në Serbi. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!