×
  • Lajme
  • Rajon / Si ndodhi rasti

    Zyrtari i Policisë serbe jep detaje të bisedës me policin e plagosur: Ka gjuajtur në drejtim të sulmuesit

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 19:53

    Asistenti i drejtorit të Policisë në Serbi, Dragan Vasiljeviq ka vizituar policin e plagosur serb mbrëmë në afërsi të Loznicës. Pas vizitës ka dhënë detaje të bisedës me të.

    Vasiljeviq ka thënë se nga biseda me policin e plagosur ka kuptuar se ky i fundit ka arritur të gjuajë me armë mbi sulmuesin, por thotë se nuk e di nëse ai është i plagosur.

    “Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa të Tutinit. Ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur automjetin, kanë ndezur dritat. Automjeti është ndalur një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë kërkuar për dokumente personale, ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

    Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale.

    Policia ka kërkuar që të zbresë një person – pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet.

    “Pasagjeri ka dalë, personi është sjellë normalisht në gjestikulacion, ka qenë i buzëqeshur, polici Iliq ka qenë në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës janë dëgjuar të shtëna, ishte në pjesën e pasme të automjetit”, tha Vasiljeviq, shkruan RTS, transmeton Express.

    Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë.

    “Siç tha ai (Iliq) ishte shumë e vështirë, por ai arriti të gjuajë armën dhe qëlloi disa herë në sulmuesin”, tha Vasiljeviq.

    Iliq tha gjithashtu se sulmuesi nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

    Ndryshe, autoritetet serbe kanë shpallur sot në kërkim kosovarin Artan Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb, 34-vjeçarit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, 50-vjeçarit Vjekoslav Iliq. Rasti ka ndodhur pas mesnatës në Loznicë të Serbisë, që gjendet afër kufirit me Bosnjën. Artan Hajrizi ka reaguar sot, ku ka thënë se ndodhet në Gjermani dhe mohoi të jetëi i përfshirë në këtë rast. Për pasaportën dhe letërnjoftimin që iu gjetën në vendgjarja, Artan Hajrizi, tha se ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi, i cili para dy javësh është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

    Misteri i vrasjes në Serbi dhe dyshimet te vëllezërit Hajrizi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!