Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Pallati Presidencial Elysee i Francës, ku njoftohet për një takim që kreu i shtetit francez ka zhvilluar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, në margjina të Samitit të 4-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur më 18 korrik në Blenheim, Mbretëri e Bashkuar.
Në komunikatë thuhet se Macroni ia ka shprehur Vuçiqit mbështetjen e plotë për integrimin e Serbisë në BE.
“Ai theksoi përkushtimin e tij në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar evropian dhe kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Elysee.
Në fund, presidenti Macron ritheksoi përkushtimin e Francës për marrëveshjen e Dejtonit dhe unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.