×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq viziton në spital policin që e plagosi Faton Hajrizi

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 20:50

    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vizituar sot policin serb që u plagos nga Faton Harjizi.

    Daçiq ka thënë se polici serb, Vejkosllav Iliqin, është plagosur natën kur Faton Hajrizi e ka vrarë policin tjetër Nikolla Krasmanoviq.

    “Kam vizituar Iliqin, i cili është në gjendje stabile dhe po shërohet. Serbia vlerëson dhe respekton sakrificën dhe guximin e tij, por edhe vlerat që mbart çdo polic serb, i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendin”, ka thënë Daçiq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!