×
  • Lajme
  • Rajon / Vrasja e pesë personave

    Presidenti kroat i tronditur me rastin në shtëpinë e të moshurave: Të ketë kontroll më rigoroz të posedimit të armëve

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 13:56
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të krimit të ndodhur sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar dhe u ka bërë thirrje institucioneve kompetente për hetim të shpejtë, si dhe kontroll më rigoroz të posedimit të armëve, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe të afërmit e bashkëqytetarëve që u vranë sot në Shtëpinë e të moshuarve në Daruvar, të gjithë të plagosurve u uroj shërim sa më të shpejtë dhe të sigurtë dhe falënderoj punonjësit e shërbimit të urgjencës mjekësore për ndihmën e shpejtë dhe reagimin e organizuar në shpëtimin e të plagosurve”.

    Milanoviq tha se kjo është thirrja e fundit për institucionet kompetente që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën, duke kërkuar kontroll më rigoroz.

    “Krimi i egër dhe i paprecedentë në Daruvar më tronditi. Është një paralajmërim i tmerrshëm dhe një thirrje e fundit për të gjitha institucionet kompetente që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën në shoqëri, duke përfshirë kontrollin edhe më rigoroz të posedimit të armëve. Pres që policia dhe prokuroria e shtetit të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë për të përcaktuar të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe për të ndëshkuar përgjegjësit”, thuhet në deklaratë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!