Menaxheri i Arkimed Lushajt, Ardian Prenaj, ka folur ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për Top Channel, ndërsa artisti është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë.
Menaxheri i reperit “Stresi”, Ardian Prenaj, thotë se artisti nuk mendon të dorëzohet pasi është shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë në Kosovë.
Prenaj për Top Channel tha se Arkimend Lushaj, ndodhet në Shqipëri, ndërsa theksoi se arsyeja e mosdorëzimit është se ai do të pres që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të bardhë ngjarjen.
Ai pretendon se “Stresi”, nuk ka asnjë lidhje me rrahjen që i është bërë ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku aty performonte Noizy.
Sipas menaxherit, Iseni është rrahur nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
“Nuk është dhunuar për konfliktet që ka pasur me Noizyn, por për probleme qe kanë pasur mes të dyve”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, ai mohon kategorikisht akuzën e bërë pak ditë më parë nga Iseni për Top Channel, kur tha se Stresi ka qenë i armatosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.