Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, aktualisht po vazhdon qëndrimin e tij në Austri, ku po merr pjesë në Forumin e Alpbachut.
Derisa ishte pjesë e një paneli, Lajçak ka shkruar se ky takim në Austri, është unik në bashkimin e liderëve të rinj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“efa24 është unike në bashkimin e liderëve të rinj dhe ndërruesve. Ishte vërtet frymëzuese të diskutoje me politikanë të rinj dhe shoqërinë civile të Speak Up! BiH, si dhe për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi Ballkanin, BE-në dhe politikën e jashtme në një bisedë të dedikuar pranë zjarrit”, ka shkruar Lajçak në rrjetin e tij social “X”.
#efa24 is unique in bringing together young leaders and changemakers. It was truly inspiring to discuss with young politicians and civil society of Speak Up! BiH, as well as to exchange views and ideas on Balkans, EU and foreign policy in a dedicated fireside chat. pic.twitter.com/z8GAQ9tVxh
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.